AKTUALITET, 24 Mars 2022, 14:42

Kriza ekonomike/ Alibeaj paraqet projekt-rezolutën e PD: Të hiqet taksa e qarkullimit! Brenda muajit Autoriteti i Konkurrencës të raportojë në Kuvend

Kriza ekonomike/ Alibeaj paraqet projekt-rezolutën e PD: Të hiqet
Kryetari i Komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj

Kreu i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, prezantoi në Kuvend rezolutën e PD për përballimin e krizës.

Alibeaj deklaroi se produktet e shportës duhet të ulen me 6% ndërsa kërkoi heqjen e taksës së qarkullimit. Alibeaj u shpreh se duhet eliminuar taksa Rama për karburantet. Ai kërkoi raportim nga institucioni i Autoritetit të Konkurrencës në lidhje me masat e marra për krizën në vend.

“Dua të falënderoj kolegët e mi që nuk bënë kurrë politikë. Masat e shpallura nga qeveria janë krejtësisht të pamjaftueshme. Janë pjesë e programit të qeverisës dhe jo të diktuara nga situata ku ndodhemi.

Kërkojmë uljen në 6% të mallrave të shportës.

Pezullimin e taksës së qarkullimit duke eliminuar taksën 'Rama' mbi karburantin.

Shkurtimin e shpenzimeve të qeverisjes vendore.

Dyfishimin e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.

Rritjen e pensioneve me dyfishimin e indeksimeve.

Rritjen e pagës minimale.

Pezullimin e shpenzimeve për PPP dhe koncesionet.

Rritjen e subvencionit për fermerët

Kryerjen e një hetimi të thelluar nga autoriteti i Konkurrencës.

Dhe e fundit, raportimi nga Autoriteti i Konkurrencës në Kuvend për masat e marra.

Kjo është përmbajtja e rezolutës që ne propozojmë jo si instrument politik. Ky moment ka ardhur sot që të mendohet me shpirt dhe zemër për familjet shqiptare. Për këtë arsye nuk do lëshoja asnjë lloj provokimi politik. Sot duhet të mendojmë për barkun bosh të qytetarëve. Më kujtohen 6 rreshtat e parë të poemës së mjerimit të Migjenit. Kafshatë që nuk kapërdihet është o vëlla mjerimi”, deklaroi Alibeaj.