AKTUALITET, 8 Prill 2026, 11:29

Shpërthim me eksploziv në një banesë! Pronarja e shtëpisë denoncon në polici, çfarë ndodhi gjatë natës në Sarandë

Shpërthim me eksploziv në një banesë! Pronarja e

Një shpërthim ka ndodhur në murin e jashtëm të një banese në Sarandë në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Ka qenë vetë pronarja e shtëpisë, S. Ismailaj e cila ka konstatuar shpërthimin dhe më pas ka bërë denoncimin në polici.

Forcat e policisë shkuan në vendin e ngjarjes, ku po kryejnë hetime për përcaktimin e shkaqeve dhe po mbledhin prova për dokumentimin e plotë të incidentit.

Ende nuk janë të qarta rrethanat dhe motivet që çuan në shpërthim. Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Berdenesh të Sarandës ku në murin e jashtëm rrethues të banesës private të shtetases S. I, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.