TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Referuar ngjarjes së një dite më parë, ku një qen i llojit pitbull kafshoi në pjesën e kokës një fëmijë 4-vjeçar, burimet nga policia e Vlorës bëjnë me dije se pronari i kafshës është identifikuar.
87-vjeçari është ndjekur penalisht në gjendje të lirë.
I pyetur për rastin, i moshuari thotë se 'qenin e mbante të lidhur në banesë, por ky i fundit ka këputur zinxhirin dhe ka dalë jashtë saj' duke shkaktuar ngjarjen e rëndë.
Materialet hetimore janë referuar në prokurori, e cila do të japë dhe verdiktin final për këtë ngjarje.
Si ndodhi ngjarja?
4-vjeçarja ishte e shoqëruar nga gjyshërit dhe po shëtisnin në lungomaren e Vlorës kur qeni e kafshoi në kokë e në qafë. Një punëtor rruge dhe një djalë i ri, kalimtar aty pranë, ndërhynë për ta shpëtuar.
Fëmija u dërgua në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.