TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “Responde”, duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri dhe arrestuar autorin e dyshuar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta”, ku dy shtetas janë konfliktuar për motive të dobëta. Sipas policisë, shtetasi A.Visha 50 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë me mulli shtetasin I. D., 38 vjeç, në ambientet e jashtme të një lokali.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë ndërhyrë duke bërë të mundur kapjen e autorit, i cili kishte tentuar të largohej nga vendngjarja.
Gjatë operacionit u sekuestrua arma e zjarrit së bashku me municionin, të cilën 50-vjeçari e mbante pa leje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Responde”.
Tentoi të vriste me armë zjarri, një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë pas ngjarjes dhe arrestohet 50-vjeçari Agim Visha. Sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë me mulli) me municion.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se në rrugën “Myslym Keta”, po konflikteshin dy shtetas, njëri prej të cilëve mbante armë zjarri, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Respond”, u arrestua shtetasi A. V., 50 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se pasditen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali, në rrugën “Myslym Keta”, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin I. D., 38 vjeç, dhe ka tentuar ta vrasë atë, me armë zjarri pistoletë me mulli, që e mbante pa leje.
Shtetasi A. V. ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.”, sqaron policia.