Një tjetër shpërthim me bombol gazi është regjistruar sot në vend. Këtë herë në Vlorë, bombola e gazit ka shpërthyer në një banesë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në lagjen “Pavarësia”, në banesën e një 62-vjeçareje.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në lagjen “Pavarësia”, në banesën e shtetases R. C., 62 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht një bombol gazi.
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e dëmtuar lehtë 62-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.