TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit po vijon çdo ditë operacionet për të goditur fenomenin e armëmbajtjes pa leje. Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla thekson se Policia e Shtetit po godet çdo ditë armëmbajtjen pa leje.
“Policia e Shtetit po godet çdo ditë armëmbajtjen pa leje, një fenomen që mbetet gjithmonë një shembull i keq në sytë e publikut, një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje është burim potencial i krimeve të rënda kundër personit”.
Ministri Balla përgëzon operacionet e fundit të Policisë së Shtetit në Elbasan dhe Rinas të cilët arritën të sekuestrojnë armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike, si dhe ndaluan poseduesit e tyre.
“Përgëzime Policisë së Shtetit Elbasan dhe Rinas, për operacionet e fundit, duke sekuestruar armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike, si dhe duke ndaluar poseduesit e tyre”, shkruan Balla.