TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka dhënë disa këshilla për popullatën teksa vendi ynë është përfshirë nga temperaturat e larta.
Brataj theksoi se qytetarët duhet të kenë kujdes nga oraret e pikut të vapës. Ai tha se pirja e lëngjeve është e rëndësishme, duke shtuar se në këtë periudhë të temperaturave të larta, duhet të shmangen pijet me gaz dhe alkooli.
“Në 24 orët e fundit janë bërë 40 vizita më shumë në urgjenca se në ditë normale. Kjo për shkak të temperaturave të larta. Nga temperaturat e larta rrezikojnë të gjitha moshat. Edhe sportistët janë të rrezikuar madje. Më të rrezikuar kuptohet që janë moshat e treta. Fëmijët kanë mekanizëm shumë të shpejtë përgjigje, ndërsa tek të moshuarit përgjigja është me e ngadalshme. Lëkura ekspozohet shumë në plazh, prandaj duhet pasur kujdes. Duhet të kemi kujdes, mos dalim në pikun e vapës, mirë është të shmangim daljet nga ora 11:00 deri në orën 17:00, kur kjo është e mundur. Nëse flasim sesi të parandalojmë problemet, do të rekomandoja që njerëzit të mos dalin në vapë, të veshin një kapelë të bardhë.
Mund të lagim trupin pak me ujë. Kondicioneri nuk duhet të lihet tek zero, por diku tek 24-26, pasi temperaturat jashtë janë 40 gradë celcius. Pirja e lëngjeve është e nevojshme, duhet të konsumojmë minimalisht 2 litra në ditë. Këshilla për verën është të hash peshk dhe nga pak e kryesisht ushqime të lehta. Moshat e treta duhet ta kenë të matur ujin, 3 deri në 4 shishe të vogla, të pijnë jo shumë shpejt, të pinë qoftë dhe gllënka. Duhet të shmangim pijet me gaz dhe alkoolin. Nëse njerëzit kanë probleme shëndetësore përtej normales, mund të shkojnë në qendrat shëndetësore më të afërta, edhe të ato pranë plazheve, që janë ngritur këtë verë.”, tha ai.