TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se vendimi për t’u divorcuar nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është tërësisht politik.
Në mbledhjen e kryesisë politike, ai sqaroi opinionin publik se është detyruar të marrë këtë vendim të vështirë, por siç u shpreh është objektiv.
Meta: "Dua të bëj një sqarim publik lidhur me vendimin tim të djeshëm. Ju jeni njohur me vendimin për divorcin, ky ka qenë më i vështirë, por është objektiv.
Lidhen me kauzat e mëdha që unë mbroj dhe janë jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët
Marrëdhëniet tona kanë pësuar një krisje që nga vendimi për djegien e mandateve
Unë mirëkuptoj çdo reagim emocional, por përgjegjësitë e mia janë të gjera.
Ky vendim i imi nuk lidhet me raportet tona si burrë dhe grua.
Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër, por për të përmbushur kauzat, që kjo marrëdhënie ishte pengesë."
Ilir Meta i kërkoi një ndjesë të gjithë njerëzve të afërm, por mbi të gjitha tre fëmijëve që ish-çifti Meta – Kryemadhi kanë.