TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një bombol gazi ka shpërthyer në tarracën e një pallati në Shkodër në lagjen “Qemal Stafa”.
Ngjarja ka ndodhur orës 13:00 dhe pas shpërthimit në tarracë, bombola e gazit dyshohet se ka rënë në oborrin e një banese.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në lagjen “Qemal Stafa”, në tarracën e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi, e cila më pas ka rënë në oborrin e një banese.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.