TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka qëndruar vetëm pak minuta në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Ai ka dalë nga ambientet e SPAK, ku firmosi para oficerit të BKH-së. Ndonëse është ‘bombarduar’ me pyetje nga gazetarët, Beqaj ka preferuar të mos japë asnjë përgjigje për ta.
Ndaj tij janë caktuar masat e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”. Prokuroria e Posaçme zyrtarizoi hetimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.