TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Virozat janë shqetësimi më i shpeshtë i të vegjëlve përgjatë stinës së dimrit. Në Vlorë ka pasur rritje të rasteve, por mjekët këshillojnë prindërit të tregojnë kujdes me përdorimin e antibiotikëve.
Mjeku Pellumb Delaj thotë se ka nisur të qarkullojë edhe gripi. Për të shmangur pasojat e këtij virusi, vaksina rekomandohet si mbrojtja më e mirë.
Ende ka persona që shmangin mjekun e u drejtohen farmacive në rastet kur kanë shqetësime shëndetësore. Mjekët bëjnë thirrje që të mos përdorim medikamente pa kryer më parë vizitë në qendrat shëndetësore.