TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 63-vjeçar, banues në Golem të Shkodrës është gjetur i pajetë në anë të rrugës së fshatit ku jetonte.
Sipas informacionit paraprak, dyshohet se ai ka pësuar një arrest kardiak, që ka çuar në humbjen e jetës së tij.
"Grupi hetimor është angazhuar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së 63-vjeçarit.
Rreth orës 18:30, në fshatin Golem, në anë të rrugës së këtij fshati, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit R. A., 63 vjeç, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit dhe të shkakut të humbjes së jetës së 63-vjeçarit."- njoftoi policia.