TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas një mbledhjeje që zgjati mbi 8 orë, kryeministri Edi Rama u largua nga rezidenca qeveritare në Dajt së bashku me ministrat e kabinetit të tij dhe pjesëmarrës të tjerë të këtij takimi.
Këtë herë kreu i qeverisë vendosi të mos flasë me gazetarët që prisnin jashtë pas përfundimit të mbledhjes disa-orëshe.
Në takim janë folur disa çështje kryesore të tilla si rëndësia e komunikimit në rrjetet sociale, çështjet sociale, siguria dhe integrimi. Gjithashtu, është folur edhe për integrimin. Pas këtij takimi, më 8 Shtator, do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të bëhet një riparim i thellë i strukturave të partisë, duke përfshirë konfigurimin e Kryesisë së PS, Sekretariateve dhe drejtuesve politikë socialistë të qarqeve.
Ky proces do të përcaktojë planin e aksionit të partisë për vitet në vazhdim dhe do të japë një pamje më të qartë për strategjitë zgjedhore dhe organizimin e brendshëm të PS-së.