TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një përplasje faktesh ka ndodhur me kryebashkiakun e Kukësit dhe deputetin socialist, Pandeli Majko, për zjarrin i cili përfshiu vendgrumbullimin e mbetjeve në qytetin verior, ku ky i fundit e nxori zbuluar bashkinë.
Në një reagim publik në Facebook, Bashkia Kukës është munduar të përgënjeshtrojë lajmin e publikuar në media në lidhje me praninë e zjarrit në vendgrumbullimin e mbejtjeve në Mamëz, duke nxjerrë foto nga vendngjarja.
"Ditën e sotme disa media kombëtare kanë transmetuar një lajm aspak të vertetë e serioz, në lidhje “me praninën e zjarrit” në vendgrumbullimin e mbejtjeve në Mamëz të Kukësit.
Nisur nga kjo informojmë se: zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve është i FIKUR prej dy ditësh dhe se çdo lajm i dhënë sot është krejtësisht i rremë dhe dashakeqës.
Çdo media që për aq kohë ka si mision dhënien e informacionit, lutemi që lajmet e çdo informacion tjetër ti japë të sakta e mos të krijojë dezinformim tek qytetarët.
Ndërkohë bashkëngjitur këtij reagimi gjeni edhe fotot e bëra sot, ku shihet qartë që zjarri “i pretenduar” në vendgrumbullimin e mbetjeve në Mamëz është plotësisht i FIKUR"- deklaroi bashkia.
Në postimin e tij në Facebook, Majko ka shpërndarë një video, ku thekson se ‘zjarri në vend-grumbullimin e mbetjeve në Kukës u shua dhe se po punohet nga strukturat përgjegjëse që të sistemohet plotësisht!’ VIDEO
"Në Kukës, zjarri në vend-grumbullimin e mbetjeve u shuajt! Po punohet nga strukturat përgjegjëse që të sistemohet plotësisht!..."- shkroi deputeti.