AKTUALITET, 14 Nëntor 2022, 10:44

Shkarkimi i ish-shefit të Komisariatit të Pukës pasi dyshohet se dhunoi një qytetar, emërohet drejtuesi i ri!

Shkarkimi i ish-shefit të Komisariatit të Pukës pasi dyshohet se
Fiqiri Dani dhe Pjerin Lazri

Fiqiri Dani është emëruar shefi i Komisariatit të Pukës ditën e sotme.

Ai zëvendëson në këtë detyrë Pjerin Lazrin i cili u shkarkua pak ditë më parë pasi dyshohet se dhunoi një qyterar.

Më herët Dani ka mbajtur postin e shefit të Rendit në qytetin e Dibrës.

Shkarkimi i Pjerin Lazrit u firmos pak ditë më parë nga Muhamet Rrumbullaku pasi u denoncua në media duke dhunuar dhe kërcënuar një qytetar.