AKTUALITET, 13 Nëntor 2022, 21:20

Makina përplas gruan në Berat, shoqërohet në komisariat drejtuesi i mjetit

Makina përplas gruan në Berat, shoqërohet në komisariat

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në vendin e quajtur “Ura e Hanit”, në Berat. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një 48-vjeçare është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një 28-vjeçar.

Gruaja është dërguar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor ndërkohë që 28-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme në komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Berat/Informacion paraprak

Në rrugën Berat-Dimal, pranë vendit të quajtur “Ura e Hanit”, shtetasi E.M, 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen L.S., 48 vjeçe, e cila është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.