AKTUALITET, 14 Nëntor 2022, 08:57

Kthjellime dhe reshje shiu të herë pas hershme, mësoni parashikimin e motit për sot

Kthjellime dhe reshje shiu të herë pas hershme, mësoni

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh.

Parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare.

Gjithashtu, parashikohet që në orët e mëngjesit të ketë prezencë të mjegullës dhe mjegullinës përgjatë luginave.

Era do të fryjë me drejtim lindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi 12 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET  Temperaturat në °C

Shkodër 10/19 Diell re shi

Kukës 10/16 Diell re

Lezhë 13/20Diell re shi

Dibër 9/15 Diell re
Durrës 12/22 Diell re shi

Tiranë 12/22 Diell re

Elbasan 9/21 Diell re shi

Berat 9/22 Diell re shi

Vlorë 10/18 Diell re shi

Korçë 8/14 Diell re

Gjirokastër 8/19 Diell re

Sarandë 14/19 Diell re.