AKTUALITET, 13 Nëntor 2022, 18:25

Sulmi me bombë në Stamboll, Xhaçka: I qëndrojmë pranë Turqisë në këtë ditë të dhimbshme

Sulmi me bombë në Stamboll, Xhaçka: I qëndrojmë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar në lidhje më shpërthimin që tronditi Stambollin pasditen e kësaj të diele, ku pas një sulmi me bombë në rrugën Istiklal u vranë 6 persona si dhe u plagosën 53 të tjerë.

Përmes një postimi në Twitter Xhaçka nënvizon se Shqipëria i qëndron pranë Turqisë në këtë ditë të dhimbshme. Ajo shton se zemrat e të gjithëve janë me familjet e të vrarëve dhe të plagosurve.

“Pamje tragjike që dalin nga Stambolli. Zemrat dhe mendjet tona shkojnë për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve. Ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe njerëzve të saj në këtë ditë të dhimbshme”, shkruan Xhaçka.