AKTUALITET, 12 Dhjetor 2022, 20:29

E trishtë/ 19-vjeçari nga Lezha humb jetën gjatë punës në Itali

E trishtë/ 19-vjeçari nga Lezha humb jetën gjatë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku ka humbur jetën një 19-vjeçar shqiptar gjatë punës.

Mësohet se, bëhet fjalë për të riun nga fshati Fishtë i Lezhës, Aurel Doda.

Ai ka qenë duke punuar në sektorin e ndërtimit, kur është aksidentuar duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

I riu 19-vjeçar ishte djalë i vetëm i familjes Doda dhe kishte pak muaj që kishte shkuar si emigrant në Itali.