AKTUALITET, 9 Gusht 2022, 17:27

Ministrja Ibrahimaj raporton shifra pozitive për turizmin në Shqipëri

Ministrja Ibrahimaj raporton shifra pozitive për turizmin në

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se qarkullimi ekonomik i bizneseve të Hoteleri-Turizmit është rritur më 23% gjatë periudhës maj-qershor referuar deklaratave të TVSH-së, krahasuar me një vit më parë.

“23% më shumë u rrit qarkullimi i biznesit në sektorin e Hoteleri-Turizmit, referuar deklaratave të TVSH-së për periudhën Maj -Qershor 2022 krahasuar me Maj -Qershor 2021”, tha ministrja në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

Turizmi kontribut pozitiv për ekonominë

23% më shumë u rrit qarkullimi i biznesit në sektorin e Hoteleri-Turizmit, referuar deklaratave të TVSH-së për periudhën Maj -Qershor 2022 krahasuar me Maj -Qershor 2021.

Pothuajse të gjithë aktivitetet e këtij sektori rezultuan me rritje, përkatesisht "Akomodime të tjera" me 80% dhe "Hotele dhe struktura të ngjashme" me 57%.

Punësimi gjithashtu shënoi rritje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ose me rreth 23% krahasuar me periudhën para pandemisë (2019).

Këto shifra dhe jo perceptimet që përshfaqen lart e poshtë këto ditë, tregojnë qartë për ecurinë e këtij sektori të rëndësishëm, rritjen e konsumit dhe vlerën që turizmi ka në rimëkëmbjen e ekonomisë