TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shpëtim Hajrulla është personi që tërhoqi zvarrë një qen me makinë. Ai tashmë ka rënë në prangat e policisë, pasi pamjet e rënda u publikuan në rrjetet sociale.
Ngjarja e rëndë u regjistruar rrugës së Vlorës, teksa shihet se mjeti me targa VL 7183 C e tërheq zvarrë qeniin që shfaqet duke u përpëlitur.

Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, e filmuar në rrethrrotullimin e Babicës, në bypass-in e Vlorës, ku shfaqet një drejtues automjeti që tërhiqte një kafshë shtëpiake me automjetin e tij, ju sqarojmë se:
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në pamjet filmike, por dhe nga telefonatat e adresuara nga qytetarë të ndryshëm, në sallën operative të DVP Vlorë, u bë identifikimi dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i shtetasit Sh. H., 55 vjeç, banues në Vlorë.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Sh. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.
Gjithashtu, ky shtetas është ndëshkuar nga Policia Rrugore, me masë administrative 62.000 lekë të rinj, në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, për shkeljen e neneve 15, 191, 79 dhe 182.