AKTUALITET, 9 Gusht 2022, 21:08

Ilir Meta nxjerr videon: Hetimet për aferën e inceneratorëve kanë ecur me hapin e breshkës, ndërkohë që vjedhja vazhdon me vrapin e kangurit

Ilir Meta nxjerr videon: Hetimet për aferën e inceneratorëve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se hetimet për aferën e inceneratorëve janë duke u zvarritur.  Në Facebook, ish–kreu i Shtetit ka publikuar videon nga deklarata e tij dhënë sot për mediat, duke theksuar se vjedhjet vazhdojnë me vrapin e kangurit.

Meta thotë se ish-LSI dhe tani Partia e Lirisë denoncimet për këtë aferë i kanë bërë me dokumente zyrtare.

“Që kur ka nisur denoncimi i kësaj afere edhe nga ish LSI dhe sot Partia e Lirisë edhe nga unë si President që para zgjedhjeve të 25 prillit, ne kemi dalë vetëm me fakte dhe dokumente zyrtare, vetëm me firma, vetëm me numra llogarie. Hetimet kanë ecur me hapin e breshkës,  ndërkohë që vjedhja vazhdon me hapin e kangurit”, thote Meta.