AKTUALITET, 21 Janar 2022, 18:31

"Kanë katër vila, po aplikojnë për të pestën"/ Veliaj fiton gjyqin ndaj kunatit të Bashës, Erion Isufi

"Kanë katër vila, po aplikojnë për të

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka fituar gjyqin në SPAK ndaj Erjon Isufit, kunatit të Lulzim Bashës.

Isufi e kishte paditur Veliajn një vit më parë për shpifje, në lidhje me pronësinë e katër vilave, por ka humbur në këtë proces. 

Në këtë rast, duke hedhur poshtë pretendimet e kunatit të Bashës, SPAK në mënyrë indirekte vërteton se deklaratat e Veliajt për vilat luskoze nuk janë shpifje. 

Por çfarë kishte deklaruar Veliaj për Bashën dhe kunatin e tij? 

"Kunati i Lulit kishte aplikuar në Bashkinë e Tiranës për vilën e pestë – një pafytyrësi! Ti jep njëherë një kuti me ndihma ushqimore apo një kontejneri për familjet e tërmetit. U thashë ta harrojnë lejen për vilën e pestë! Mirë që i shtojnë vilat në vit pandemie, por aplikojnë edhe për një tjetër. Lejen për vilën e pestë do ta marrin vetëm kur të falin një nga katër vilat e tjera. Flasin për varfëri dhe aplikojnë për vila, pafytyrësi".