TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar deklaratën e ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë gjatë replikave me deputetët demokratë në lidhje me investimet pranë Parkut Kombëtar të Butrintit.
“Mirëmëngjes me këtë “pikën e vogël”, 28 milionë euro për Gjiknurin e partisë! Sb”, shkruan Berisha.
Duke iu përgjigjur akuzave të deputetit të PD Agron Shehaj në lidhje me investimet pranë parkut Kombëtar të Butrintit, Kumbaro tha se bëhet fjalë për një pikë të vogël në hartë. “Shikojeni këtë pikën e vogël blu këtu. Ja kjo e voçkla këtu. Ky është projekti në fjalë”, tha Kumbaro.
Ndërkohë Shehaj nxori fotot duke treguar se bëhet fjalë për një investim të majmë. “Kjo është pika e vogël, Kjo pika e vogël këtu do të jetë një investim prej 28 milion euro”, deklaroi Shehaj.
“Pra, ‘Albstar’, një nga kompanitë që ka marrë qindra-miliona euro tendera, edhe nga agjenci ne varësi të ish-ministrit Damian Gjinkurit, tani na hyn në ortakëri me kushërinjtë e zotit Gjiknuri për të ndërtuar një resort 28 milionë euro në parkun e Butrintit”, deklaroi Shehaj një ditë më parë.
Socialisti Gjiknuri i mohoi akuzat duke paralajmëruar padi në gjykatë, ndërsa akuzoi deputetin Shehu se është përdorur nga palët në Partinë Demokratike.