AKTUALITET, 22 Korrik 2022, 10:23

“O unë, o ky!”- Rama nxit kryetarët e bashkive të ‘spiunojnë’ drejtorët që emërohen nga ministrat e tij: Pavarësisht se kush i mbron, duket të thuash kujt i ka dalë boja në qytet!

“O unë, o ky!”- Rama nxit kryetarët e bashkive të

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga kryebashkiakët socialistë që të denoncojnë drejtorët e pushtetit qëndror në bashkinë e tyre, të cilët sillen si “xhagajdurë” dhe u bien në qafë qytetarëve.

Gjatë një takimi me krerët e bashkive të vendit, shefi i qeverisë kërkoi që ata të bëhen avokatë mbrojtës së interesave të qytetarëve dhe të “spiunojnë” të gjthë ata drejtorë të cilëve u ka dalë nami në qytet.

“Si mundet që ti si kryetar bashkie, nuk garanton që zyrtarët çdo ditë të hapin derën dhe tu ulen në gjunjë njerëzve. Ti nuk garanton të kesh zyrtarë, që nga a-ja dhe zh-ja dhe pastaj janë gërmat e tjera të jenë mirësjellja, kujdesi dhe sjellja ndaj qytetarëve. Dhe jo vetëm e zyrtarëve të bashkisë.

Ti si kryetar bashkie duhet të jesh i alarmauar nëse një drejtor i një institucioni qëndror në qytetin tënd lë kokrrën e namit dhe e mbron partia, e mbrojnë deputetët, ku di unë kush e mbron, ti duhet të çohesh dhe të thuash o unë o ky në qytet sepse i ka dalë boja, sepse flet gjithë qyteti. Të jesh kryetar bashkia duhet të jesh mbrojtësi numër një i qyteatarëve nga të gjithë xhagajdurët që vijnë vërdallë bnë qytetet tuaja. Të jesh kryetar bashkia është t’i dalësh dhe t’i thuash që t’i nuk je dot drejtor hipotike këtu, o ti o unë në këtë qytet”, tha Rama.