AKTUALITET, 12 Mars 2025, 14:09

Shfaqën probleme respiratore, përfundojnë në urgjencë 6 punonjëse në një magazinë në autostradën Tiranë-Durrës

Shfaqën probleme respiratore, përfundojnë në urgjencë 6

Më 11 mars 2025, gjashtë punonjëse të një magazine në autostradën “Tiranë-Durrës” janë paraqitur në spital, duke shfaqur probleme respiratore.

Pas marrjes së asistencës mjekësore, ato janë larguar nga spitali dhe janë drejtuar në banesat e tyre. Policia ka referuar materialet procedurale në Prokurori, e cila ka nisur hetimet për vlerësimin e rrethanave të këtij rasti.

"Më datë 11.03.2025, janë paraqitur në spital, 6 punonjëse në një magazinë në autostradën “Tiranë-Durrës”, të cilët kanë shprehur probleme respiratore.

Pasi kanë marrë asistencë mjekësore, 6 shtetaset janë larguar në banesa. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila po punon për vlerësimin e rastit.", sqaron policia.