TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa sot është afati i fundit për dorëzimin e listave, 'Lëvizja Bashkë' e Arlind Qorit është i pari subjekt që ka dorëzuar listat e kandiatëve për deputet për zgjedhjet e 11 majit.
Kryesuesit e listës së mbyllur:
Tiranë
-Redi Muçi
-Arlind Qori
Shkodër
Gabriel Rakaj
Lezhë
Emiljano Kita
Korçë
Petro Lubonja
Fier
Mirela Ruko
Elbasan
Oltion Fociro
Dibër
Besjan Kica
Kukës
Alban Metollari
Gjirokastër
Klevis Bedaj
Durrës
Arta Kaçani
Berat
Eljo Shyti
Vlorë
Ilir Zoto
Lista e plote:
Emrat në 12 qarqe:
Tiranë:
-Redi Muçi
-Arlind Qori
-Bora Memaj
-Jani Marka
-Albina Ruko
-Qani Shino
-Jonida Sela
Shkodër:
-Gabriel Rakaj
-Marash Mirza
-Balaj Jakup
-Abel Brahusha
-Albri Arsid
-Shega Ylber
Lezhë
-Emiljano Kita
-Xhuljane Uku
Korçë:
-Petro Lubonja
-Jeton Pekmezi
-Tea Gugo
Fier:
-Mirela Ruko
-Elis Baba
-Xhoen Osmenaj
-Bruno Caushaj
-Ajsi Spahija
Elbasan:
-Oltion Fociro
-Bruna Sallaku
-Altin Ceveli
-Klajd Biça
-Alda Braçi
Dibër:
-Besjan Kica
-Rexhina Elmazi
Kukës:
-Alban Metollari
Gjirokastër:
-Klevis Bedaj
Durrës:
-Artan Kaçani
-Ferdez Onuzi
-Eduart Çekani
-Ylli Tafaruçi
-Albana Xhebexhia
Berat:
-Eljo Shyti
-Bleranda Meçi
Vlorë:
-Ilir Zoto
-Besmir Skëndaj
-Arjola Zeneli
-Artemen Gjiçali
Finalizimi i 46 emrave për listën e mbyllur dhe 140 për listën e hapur do të bëhet pasditen e sotme në selinë rozë dhe blu. Partia Socialiste do të mbledhë në orën 19:00 Kryesinë, nga ku do të dalë dhe përbërja e ekipit socialist për zgjedhjet e 11 majit. Bëhet me dije se para mbledhjes së Kryesisë, Rama do të zhvillojë një takim edhe me bordin e diasporës që drejtohet nga ministri Taulant Balla. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mbledhjet e tij gjatë këtyre tre ditëve me kabinetin e ministrave dhe me Grupin Parlamentar të PS-së, se deputetët qoftë edhe me 1 mandat do të jenë pjesë e listave të hapura. Ndonëse nuk ka asgjë të zyrtarizuar, Rama ka lënë të nënkuptohet se pjesë e listave të mbyllura do të jenë drejtuesit politikë të qarqeve dhe disa emra të rinj. Për veten e tij, kreu i qeverisë ka shprehur se nuk ka marrë ende një vendim, ndërsa ka thënë gjithashtu se mund të mos jetë fare pjesë e listave.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë e kësaj force politike dhe Këshillin Kombëtar. Në orën 17:00 mblidhet Kryesia e PD dhe në orën 19:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar. Pas takimeve dhe diskutimeve do të shpallen emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë PD-në në zonat zgjedhore në gjithë vendin. Këto mbledhje do të jenë një mundësi për anëtarët e Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar të diskutojnë dhe miratojnë listat e kandidatëve, të cilët do të paraqiten për votim dhe do të udhëhiqen nga Partia Demokratike në këtë proces elektoral. Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike garon si pjesë e një koalicioni me 26 parti të tjera. Në koalicionin e emërtuar "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" (ASHM).