TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një incident i rëndë ka ndodhur në pikën e kontrollit kufitar në Portin e Vlorës, ku një punonjës i Policisë së Kufirit dhe Migracionit është dhunuar fizikisht nga dy drejtuesit e një furgoni me targa angleze pas një debati për kontrollin e imtësishëm të mjetit.
Fillimisht, dy personat kundërshtuan me fjalë efektivin e policisë, duke e fyer dhe sharë, e më pas situata degradoi në dhunë fizike.
Për pasojë, punonjësi i policisë ka pësuar lëndime në trup dhe fytyrë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, autorët e sulmit janë shoqëruar në polici dhe ndaj tyre pritet të merren masa ligjore.