AKTUALITET, 30 Tetor 2023, 18:03

Sherri vazhdon edhe jashtë Kuvendit, përplasen sërish deputeti i PD me atë të PS

Sherri vazhdon edhe jashtë Kuvendit, përplasen sërish deputeti i

Tensionet midis deputetëve të opozitës dhe mazhorancës nuk janë zhvilluar vetëm në sallën e Parlamentit, por edhe në ambientet e jashtme të saj, pas përfundimit të seancës.

Në ambientet e jashtme të Kuvendit deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është konfliktuar sërish me deputetin socialist, Vullnet Sinën.

Kujtojmë se dy deputetët u përplasën fizikisht edhe gjatë seancës.