TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Energjia elektrike po sigurohet në treg të huaj. Prej muajit shtator, Korporata Elektroenergjitike ka paguar 36 milionë euro, përmes një sërë ankandesh javore, ndërsa në procedurën e fundit ka siguruar energji për të gjithë muajin nëntor. Për të gjithë muajin nëntor, janë blerë 72 mijë megavat me çmim 124 euro, duke e çuar vlerën e përgjithshme në 8.9 milionë euro.
Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve gjatë stinës së verës ka detyruar kompaninë energjetike të ulë prodhimin vendas dhe të sigurojë energji nga fqinjët, me një çmim mesatar rreth 100 euro megavati, çmim ky që përputhet me ofertën e tregut në bursën vendase dhe atë hungareze.
Për KESH-in bilancet e këtij viti janë të mira, nëse e krahasojmë me vitin e kaluar kur HEC-et nuk kishin mjaftueshëm ujë dhe çmimet u rritën ndjeshëm në bursa.
Kjo i ka dhënë mundësi sistemit shqiptar të kërkojë më pak sasi energjie në treg të huaj, ndërkohë që edhe menaxhimi i kaskadës, për asnjë moment nuk është vënë në rrezik nga mungesa e reshjeve.