AKTUALITET, 30 Tetor 2023, 17:59

Dhuna në Kuvend, Berisha me tone të forta: Opozita po lufton për qytetarët, nuk mbrohet Kushtetuta me Ramën

Dhuna në Kuvend, Berisha me tone të forta: Opozita po lufton për

Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk lejon ngritjen e komisioneve hetimore, pasi në dhunim flagrant të Kushtetutës pasuron anëtarë të familjes së tij. Ndërsa shtoi se opozita po bën një betejë të fortë për qytetarët në Kuvend.

“Me akte të turpshme antiligjore po cenohet jeta parlamentare. Opozita po bën një betejë në emër të qytetarëve, në të cilën kërkon rivendosjen e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në parlament.

Edi Rama ka anuluar dhe pezulluar komisionet parlamentare, pas ai vetë është flamuri i zi i korrupsionit në vend. Ai favorizon dhe pasuron anëtarët e familjes së tij. Ai është personi për të cilin OSBE deklaroi se ka të fshehura 200 milionë euro në banka off-shore”, u shpreh Berisha.