TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përshkallëzohen tensionet në sallën e Kuvendit. Përplasje fizike mes dy deputetëve në Kuvend. Mësohet se deputeti Bledion Nallbati është përplasur me Vullnet Sinën. Siç u pa edhe gjatë transmetimit live, deputeti Nallbati goditi me grusht deputetin socialist, Vullnet Sina.
Ky i fundit mori fjalën në Parlament për të shprehur shqetësimet për banorët që përfaqëson, por deputetët e opozitës që bllokuan foltoren, kërkuan që ai të ndërpriste fjalën, ndërsa kryeparlamentarja vijoi me leximin e rendit të ditës. Pas kësaj deputetët e opozitës i janë afruar foltores së Kuvendit, gjë që ka sjellë dhe vendosjen e punonjësve të gardës përreth dhe duke irrituar përfaqësuesit opozitarë.
Seanca është ndërprerë për disa minuta pas tensioneve të krijuara mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës, teksa nuk munguan as përplasjet fizike mes palëve.
Kujtojmë se kjo seancë mbahet ditën e sotme pasi në seancën e fundit deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin në kushte normale të seancës, e cila u shty.



