TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas arrestimit të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, shteti ka caktuar Eglantina Osmanllin si administratoren e kuotave që ai ka në 3 shoqëri. Osmanlli është caktuar nga agjencia e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara shkruhet në dokumentin e siguruar nga gazetarja e Report Tv, Keti Banushi.
Me vendimin e 24 tetorit 2023 Eglantina Osmanlli është caktuar të administrojë kuotat që janë në emër të Jamarbër Malltezit në tre shoqëri konkretisht;
45% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Homeplan sh.p.k
100% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet IMO sh.p.k
60% të kuotave të kapitalit themeltar te shoqerisq Magnet Gym&Fit,
Më 20 tetor 2023 mbështetur në kërkesën e datës 15 tetor 2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë vendosi masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasit J. M., 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) në emër të Jamarbër Malltezit si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të Malltezit në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave).
Më 21 tetor Jamarbër Malltezi u arrestua në aeroportin e Rinasit teksa po priste bashkëshorten e tij pasi akuzohet për korrupsion pasiv me vjehrrin e tij ish kryeministrin SalI Berisha dhe pastrim parash me ndërtuesin Fatmir Bektashi në aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani që u pasua më pas me ndërtimin e 19 kullave.