TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar në lidhjen me deklaratën e Këshillit të Europës, pas vendimit të qeverisë shqiptare që çoi në mbylljen e shkollave turke në Tiranë, respektivisht kolegjin 'Mehmet Akif' dhe kopshtin 'Zubeyde Hanim'.
"Këshilli i Europës për mbylljen e shkollave private me VKM vulos paligjshmërinë e qeverisë Rama për qëllime tërësisht politike, në dëm të arsimit", shkruan Xhixho në reagimin e saj në rrjetet sociale.
Një grup prej 20 deputetësh të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kanë bërë një deklaratë ku shprehen të alarmuar për vendimin arbitrar të autoriteteve shqiptare.
Në reagimin zyrtar thuhet se juristët, akademikët dhe shoqëria civile, e cilësojnë një vendim të tillë si arbitrar dhe se shkak për marrjen e vendimit është bërë roli i Erdogan te qeveria shqiptare.
Postimi i Xhixhos
Këshilli i Europës për mbylljen e shkollave private me VKM vulos paligjshmërinë e qeverise Rama për qëllime tërësisht politike, në dëm të arsimit.
Që në krye të herës e kemi cilësuar të padrejtë dhe të paligjshëm mbylljen e dy institucioneve private arsimore në Tiranë, vetëm pak ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor.
Zërit tonë, të shoqërisë civile, juristëve, ekspertëve të arsimit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit i bashkohet sot edhe Këshilli i Europës, sipas të cilit:
Me mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif” dhe kopshtit “Zybejde Hanëm”, qeveria “Rama” u bë shembulli i fundit i përdorimit të autoritetit publik për qëllime politike.
Shqipëria, si vend kandidat për në BE, nuk respekton shtetin e së drejtës duke vendosur politikisht nën presionin e jashtëm.
Kjo qeveri i ka shpallur luftë arsimit, me neglizhencë ndaj mësuesve, studentëve e pedagogëve, e deri me vënien e kyçit në dyer.
Kjo qeveri e sheh zhvillimin te krimi jo te arsimi!

