TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhet identiteti i shoferit të autobusit të linjës Padova-Itali ku u sekuestruan 522 mijë euro, i ndaluar në portin e qytetit të Durrësit.
Pas verifikimeve të bëra, uniformat blu arrestuan shoferin e autobusit, shtetasin E.Ç. 32 vjeç si dhe dy ndihmësit e tij, D.K. 36-vjeç dhe A.C. 32 vjeç.
News24 raporton se policia ka arrestuar shtetasin Elidin Çela, 32 vjeç si dhe dy ndihmësit e tij, D.K. 36-vjeç dhe A.C. 32 vjeç.
Në dëshminë për policinë në momentin e ndalimit, Çela nuk ka dhënë asnjë shpjegim.
Ai ka kërkuar avokat mbrojtës për të dhënë deklarimin.
“Kërkoj avokatin tim mbrojtës. Vetëm në prani të tij do të flas për policinë”, mësohet se ka deklaruar i riu.
Sipas News24, efektivët janë të bindur se Çela di më shumë për vendin e origjinës të shumës së parave të gjetur në autobus.