AKTUALITET, 15 Prill 2023, 10:45

Sherr mes disa personave në Vlorë, policia vë në pranga njërin prej tyre. Nën hetim edhe pronarja e lokalit ku ndodhi ngjarja

Sherr mes disa personave në Vlorë, policia vë në pranga

Policia e Komisariatit Vlorë ka arrestuar në flagrancë shtetasin M. H 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta, shtetasin H.M 41 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të një lokali në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë

Prokuroria nisi procedimin në gjendje të lirë për pronaren e lokalit Xh. B.  ku dhe ndodhi konflikti  për veprën penale “Prishja e qetësisë publike.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një lokali në lagjen “Osman Haxhiu”, ka goditur me sende të forta, shtetasin H. M., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. B. (pronarja e lokalit ku ka ndodhur konflikti), për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.