AKTUALITET, 26 Shkurt 2026, 16:24

E ngarkuara me Punë e SHBA takim me Dhomën Amerikane të Tregtisë: Diskutuam për krijimin e kushteve të barabarta për të tërhequr biznese në Shqipëri

E ngarkuara me Punë e SHBA takim me Dhomën Amerikane të

E ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ka mbajtur një takim me Bordin e Dhomës Amerikane të Tregtisë. 

Në një reagim në rrjete sociale, ambasada e SHBA ka zbardhur diskutimet, ndërsa e cilëson Dhomën amerikane të Tregtisë si një urë të rëndësishme midis investitorëve amerikane dhe Shqipërisë.

Ambasada e SHBA thekson se VanHorn dhe përfaqësuesit e Dhomës Amerikane diskutuan se si të rrisin eksportet dhe të krijojnë kushte të barabarta për të tërhequr më shumë biznese amerikane në Shqipëri.

“Duke përfaqësuar 270 kompani anëtare që gjenerojnë gati 25 përqind të PBB-së “së Shqipërisë, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një urë e rëndësishme midis investitorëve amerikanë dhe Shqipërisë, si dhe një motor për rritjen ekonomike.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn iu bashkua dje Dhomës Amerikane për të diskutuar strategjinë e tyre për rritjen e eksporteve dhe investimeve amerikane dhe krijimin e kushteve të barabarta për të tërhequr më shumë biznese amerikane në Shqipëri.”, thuhet në reagimin e ambasadës.