AKTUALITET, 30 Maj 2023, 09:54

Vladimir Kurti flet nga burgu për Dan Hutrën: Erdhi në qelinë time, thoshte do të vras këdo

Vladimir Kurti flet nga burgu për Dan Hutrën: Erdhi në

Vladimir Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje në Kamzë disa vite më parë, ka folur nga burgu 313 për emisionin Uniko.

Në bisedën telefonike me gazetarin Spartak Koka, Vladimir Kurti i është përgjigjur Dan Hutrës për të gjitha komentet që ai ka bërë po për emisionin Uniko, të transmetuar 1 muaj më parë.

Vladimir Kurti: Dan Hutrën ma kanë sjellë te dhoma në 2022. Ma kanë sjellë pa dëshirën time. Pa të gjitha dhomat e sektorit, kërkoi të vinte te unë. Sepse ai ishte qëllimi i tij, më tha nuk ndihem mirë me të tjerët do rri me ty. Pasi më thanë që ka qenë në burg për një vrasje e refuzova. Tashë nuk rri në dhomë me të. Kam hallet e mia.. Ndërhyri komanda, nuk pranon ai që të rri në dhomë me të tjerët, ka thënë: Nuk rri në dhomë me legena.

Shefi më tha mbaje për hatrin tim. Kemi qenë katër veta në dhomë. Pastaj filloi unë të ndihmoj, të nxjerr nga burgu, unë kam një mik te spitali i burgut. Sesi me u afru. 

Pyetja: Si i keni pasur marrëdhëniet në fillim?

Vladimir Kurti: Mirë derisa filloi të fliste. Më pas thoshte jo njof, jo të nxjerr nga burgu jo paguaj 150 mijë euro që ti të dalësh nga burgu. 

Pyetja: Si ishte marrëdhënia juaj?

Kurti: E sollën te godina tjetër, te ajo që quhet e SPAK-ut. 

Pyetja: A të ka folur ndonjëherë për nusen e tij Alketa Hysa dhe pse kishte rëndë në burg, apo që thoshte do ti vras?

Kurti: Ai thoshte do të vras policinë, do të vras këdo, prandaj doja ta hiqja nga dhoma. 

Pyetja: Ka thënë do të vras atë e këtë me emra?

Kurti: Po si nuk e ka thënë, mos merrja unë në telefon ai ishte duke bërë masakër jashtë./Tv Klan