TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Sejamini thotë se qeveria nuk mund të rrëzohet me protesta dhe se opozita duhet të heqë dorë nga retorika që krijon pritshmëri se qeveria mund të bjerë përpara vitit 2025, pra zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se opozita ka nevojë për fytyra të reja.
"Nuk ka gjë më të keqe se sa të krijosh pritshmëri të gabuara, të krijosh pritshmëri të larta dhe t'i zhgënjesh. Këtë bëri gabim edhe Basha, thoshte të enjten rrëzohet Rama. Idesë që rrëzohet Rama para zgjedhjeve, PD duhet t'i shkëputet.
Ka rrethana kur qeveritë rrëzohen. Mund të ketë rrethana kur qeveria e zotit Rama mund të rrëzohet. Por shansi i parë për të marrë pushtetin është 2025. Edhe në zgjedhjet lokale ka pak gjasa opozita të ketë rezultat.
Të gjithë fuqitë duhet të shkojnë për të ndryshuar partinë. Unë kundërshtoj logjikën që Rama rrëzohet me protesta.
Tre njerëz të rinj dhe karizamtikë në PD dhe të ndershëm janë baraz me një mijë protesta", deklaroi Sejamini.