TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) seanca e radhës gjyqësore për dosjen Partizani, me të pandehur Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe persona të tjerë.
Avokatja e financieres Andia Pustina dhe Shoqëria Studio Pustina ka kërkuar nga SPAK që të rikualifikojë veprën penale, si dhe dispozitën së cilës i referohen, pas ndryshimit që ka pësuar ligji dhe ndryshimet e bëra në Kodin Penal.
Po ashtu avokatja ka kërkuar që të pushohet çështja në ngarkim të saj pasi me argumentin se nuk kanë kryer asnjë vepër penale.
Nga ana tjetër, Prokurorët e SPAK kërkuan kohë për t’u shprehur për kërkesën e mbrojtjes së Pustinës.