TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj gjuhës fyese që Taulant Balla përdori një ditë më parë ndaj Albana Vokshit, duke i thënë asaj se “Për ty Albana kam numrin 0900”.
Berisha teksa e dënoi këtë gjuhë, tha se kjo i shkon për shtat Ballës, por theksoi se është bërë me porosi të Edi Ramës.
Berisha: Taulant Balla përbën një nga kriminelët më të shpërfytyruar, një nga anëtarët e organizatës kriminale të Edi Ramës. Balla sic e kam denoncuar shumë e shumë herë ish student është denoncuar nga organet zyrtare diplomatike të Shqipërisë si trafikant prostitutash. Që në atë kohë unë kam denoncuar publikisht veprimtarin kriminale me prostituta moldave të sjellë nga Edi Rama te eksponentëve të PS. Kam denoncuar në atë kohë edhe lokalet që frekuentonin.
Fatos Nano ka marrë informacion të qartë për ndalimin e tij në kufij nga shtetet mike, si transportues prostitutash. Balla është një kriminel i degraduar, që ka porositur vrasje dhe porositë e tij janë të dokumentuara, në dosjet gjyqësore, të cilat një gjykatës dhe një prokuror kriminel i dogjën.
Balla është personi i cili për të nxitur vrasje në Elbasan ka udhëzuar që të vendosur revole në murin e oborrit të një familje, për ta konsideruar revole të fshehur. Balla është kriminele që bashkë me Vate Staken dy kriminelet që i vendosën tritolin Lulzim Kullës
Balla është kriminele që ka biseduar me Mario Çelën, vëllain e Suel Celës ku i ankohet për Sali Berishën dhe e nxit kundër Sali Berishës.