AKTUALITET, 6 Mars 2026, 14:02

Lufta në Lindjen e Mesme, deputetët e PD në Komisionin e Jashtëm kërkojnë mbledhje urgjente: Seancë dëgjimore me kryeministri Rama

Lufta në Lindjen e Mesme, deputetët e PD në Komisionin e

Anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme kanë kërkuar thirrjen e një mbledhjeje urgjente, për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Përmes një kërkese zyrtare drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, deputetët e opozitës i janë drejtuar kryetarit të komisionit, Igli Hasani, duke kërkuar që çështja të trajtohet me prioritet në agjendën e komisionit.

Në dokumentin e depozituar, përfaqësuesit e Partisë Demokratike propozojnë zhvillimin e një seance dëgjimore me kryeministrin Edi Rama, e cila sipas tyre duhet të mbahet më 9 mars 2026.

Lufta në Lindjen e Mesme, deputetët e PD në Komisionin e