TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidati për kryetar të bashkisë së Fierit Evdar Kodheli tha sot se Fieri ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshim rrënjësor, për punë, nder dhe dinjitet.
Në hapjen e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” Kodheli tha se do të jetë në shërbim të qytetarëve.
“I jam falënderues liderit tonë, për mundësinë që na dha për t’u bërë pjesë e frymës së re, frymës së munguar prej vitesh, frymës që do t’i japë fund regjimit dhunues të fjalës së lirë, të vjedhjes së pasurive kombëtare, frymës që do të lindë shpresën, jetën, faleminderit legjendë e demokracisë shqiptare, profesor doktor Sali Berisha! Së bashku do t’i dalim për zot, qytetit tonë. Fieri ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshim rrënjësor, për punë, nder dhe dinjitet. Qyteti ynë po varfërohet. Ka ardhur koha që pjesëzat e shpërndara sipas interesit politik, t’i mbledhim për të riformuar panoramën e të bukurit qytet, Fierit. Kam zgjedhur të jem i vërtetë, i drejtpërdrejtë, dëgjues i mirë. Kam zgjedhur të jem kritik në shërbim të fjalës së lirë të demokracisë!”, deklaroi Kodheli.