TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” çel sot fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit. Mitingu elektoral nisi rreth orës 12:40, ndërsa përkrahësit e Berishës, Metës dhe ata të PDK-së e PBDNJ-së u futën më herët në stadiumin “Air Albania”.
“Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është edhe slogani i publikuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. I pari që erdhi në stadium ishte kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe pak pas tij mbërriti ish-kryeministri Sali Berisha.
Ky i fundit pasi takoi me radhë të 61 kandidatët për kryebashkiakë për këto zgjedhje lokale, Berisha u pozicionua pranë vendit në stadium, afër aleatit të tij, Ilir Meta.
Tani po ftohen në podium 61 kandidatët e koalicionit opozitar dhe, pasi të jepet një dokumentar mbi zhvillimet në PD dhe rikthimit të Berishës te demokratët përmes Rithemelimit, i pari që do të hapë zyrtarisht fushatën është kandidati për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha, duke vijuar me të tjerë kandidatë të rretheve. Mes rreth 20 folësve është dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe në fund do të jetë si gjithmonë dhe ish-kryeministri Sali Berisha.



