TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 29-vjeçarin Ervis Rrapo, kryeplakun e fshatit Rehovë të Korçës, i cili u arrestua pas denoncimit për marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare nga i njëjti fshat.
Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me 23-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor.
Para gjykatës i riu nuk ka pranuar akuzat, ndërsa prokuroria ka paraqitur prova dhe fakte, të cilat implikojnë Rrapon në këtë ngjarje.
Nga hetimet e deri tanishme të prokurorisë, ekspertizës mjeko ligjore, dëshmitë dhe rrethanat e tjera, akuza e ngritur ndaj Rrapos rezulton e provuar. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të natyrës së çështjes.