TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidati i koalicionit për bashkinë e Lezhës Dr. Pashk Gjoni deklaroi sot në hapjen zyrtare të fushatës se qarku i Lezhës do të ketë rezultatin 3 me 0, pra fitore në tre bashkitë: Lezhë, Mirditë e Kurbin.
"E ardhmja ndryshe e Lezhës është mbi këdo dhe mbi gjithçka! Ju premtoj se fitoja e madhe do të nisë pikërisht nga Lezha e Besëlidhjes, nga Lezha e Gjergj Kastriot Skënderbeut, nga lezha e At Gjergj Fishtës dhe e personaliteteve të shquara
Mirdita e mendjeve të ndritura do të votojë për birin e saj, kandidatin e shkëlqyer Albert Mlyshi.
Kurbini i historisë dhe i burrave të qëndrësës do të votojnë njeriun e punës, zotin Behat Haxhiu!
Fitorja jonë do të jetë e bekuar dhe e pastër! Qarku i Lezhës ju premton rezultatin e pastër 3 me zero!", deklaroi Gjoni.