AKTUALITET, 4 Tetor 2024, 20:21

"S'duam të shkatërrojmë Shqipërinë", Lefter Maliqi: Të dashur qytetarë nuk do digjet Tirana. Po kërkojmë një revoltë të qëndrueshme

"S'duam të shkatërrojmë Shqipërinë",

Lefter Maliqi duke folur në Studio Live bëri apel për qytetarët të dalin në protestën e 7 tetorit, duke theksuar se nuk do digjet Tirana.

'Të dashur shqiptarë nuk do digjet Tirana. Në mënyrë figurative po mundojmë të djegim këtë qeveri për të krijuar një qeveri teknike. Terrorin e ka futur kjo qeveri, që vjedh, grabit, shantazhon votuesin e lirë. Jam përplasur me forcat operacionale.

Ditët e fundit, kur ne kapëm njerëz duke ndarë ndihmë, policia operacionale vinte dhe merrej me ne. Të dashur shqiptarë të shantazhuar janë dhe një pjesë e administratës që janë pjesë e kësaj qeverie. Të dashur shqiptarë nuk do ketë gjakderdhje. Rrini të qetë.

S’po kërkojmë të shkatërrojmë Shqipërinë. Po kërkojmë një revoltë të qëndrueshme në Tiranë. Pjesëmarrje ka pasur dhe në 2 mars. Por protestuesit vinin e dëgjonin fjalë të bukura dhe iknin. Përralla me mbret, vinin njerëzit dhe iknin të zhgënjyer. Duhet qëndresë. Nuk po kërkojmë asgjë. I janë hequr të drejtat e deputetëve.'