AKTUALITET, 4 Tetor 2024, 19:23

Rrebeshet e shiut lënë në errësirë Pogradecin dhe disa fshatra përreth, shkëputet energjia

Rrebeshet e shiut lënë në errësirë Pogradecin dhe disa

Rrebeshet e shiut në të gjithë vendin ditën e sotme, kanë lënë në errësirë qytetin e Pogradecit dhe disa fshatra përreth.

Burime bëjnë të ditur se ka pasur shkëputje të energjisë nga linja e tensionit të lartë. Momentalisht nuk dihet shkaku i stakimit, ndërsa mësohet së grupet e punës janë nisur për të evidentuar arsyet e ndërprerjes dhe për të kthyer energjinë.

Dyshohet se shkak për ndërprerjen mund të jenë bërë kushtet e vështira atmosferike ose rrufetë, por pritet një verifikim nga grupet e punës.

Ndërkohë, nuk dihet kur do të kthehet furnizimi.