AKTUALITET, 4 Tetor 2024, 16:50

“Iu afruan te makina dhe i thyen xhamin”/ Detaje nga grabitja e taksistit në Tiranë, autorët i morën paratë sapo doli nga një pikë exchange

“Iu afruan te makina dhe i thyen xhamin”/ Detaje nga grabitja e

Detaje të reja janë bërë të njohura nga një grabitje e ndodhur sot në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Mësohet se dy autorët e grabitjes i kanë marrë paratë taksistit, fill pasi ky i fundit i kishte marrë një pikë exchange dhe do ta dërgonte në bankë.

Në momentin që ka marrë paratë nga pika e exchange, dy persona që lëviznin me motor, i janë afruar te makina, i kanë thyer xhamin, kanë marrë shumë e parave dhe më pas janë larguar.

Burime bëjnë me dije se taksisti me iniciale N.B., kishte rolin e transportuesit të parave.

Njoftimi; 

Më datë 04.10.2024, në zonën e Ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.