AKTUALITET, 27 Shtator 2024, 19:03

Salianji u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës, flet avokati i tij: Do të transferohet që sonte në burgun e Fierit

Salianji u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës, flet

Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho, ka folur për mediat, pasi deputeti demokrat u vetëdorëzua.

“Që mbrëmjen e sotme do transferohet drejt burgut të Fierit. Detyra e shtetit të shmangë përplasje në burgje. Ky nuk është problemi i Salianjit, problemi është se jemi në kushtet e një vendimmarrjeje politike”, tha Braho.